Koloni shqiptarësh edhe në Rusi, Ural firmos me sulmuesin anësor

schedule12:05 - 16 Janar, 2021

schedule 12:05 - 16 Janar, 2021

Ylldren Ibrahimaj firmos në Rusi dhe shton numrin shqiptarëve. Pas Benard Berishës dhe Odise Roshit që luajnë atje për momentin, lojtari i Kosovës është i radhës që do të provojë një eksperiencë të re me fanellën e Ural.

Pasi ka firmosur, Ibrahimaj është shprehur: “Jam shumë i lumtur për transferimin te Ural. Mezi po pres të nisin ndeshjet. E di që kampionati rus është i fortë dhe ka lojtarë dhe ekipe të mira. Shpresoj të paraqitem mirë në këtë kampionat”.

Ibrahimaj ka firmosur një kontratë të vlefshme deri më 30 qershor të vitit 2024. Dy sezonet e fundit anësori i krahut të djathtë ka shkëlqyer me Viking. Në kampionatin e mbyllur së fundmi ai shënoi edhe 7 gola, çka bëri që edhe ofertat e ndryshme mos t’i mungonin. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!