Koloneli i FSK-së refuzon 30 mijë euro dëmshpërblim nga Japonia

schedule20:53 - 8 Shtator, 2021

schedule 20:53 - 8 Shtator, 2021

Duket e pabesueshme, kur jemi mësuar të dëgjojmë abuzime nga zyrtarët, por një kolonel i FSK-së ka refuzuar 30 mijë euro dëmshpërblim nga shteti japonez.

Bëhet fjalë për kolonel Ejup Maqedonci. Mediat në Kosovë raportojnë se gjatë ushtrimeve, koloneli lëndon këmbën dhe japonezët i ofruan ta dërgojnë për shërim në ndonjë klinikë japoneze, duke i thënë madje që sipas kontratës i takojnë 30 mijë euro dëmshpërblim.

Mirëpo, Koloneli nuk ka pranuar as të largohet nga ushtrimet e aq ma pak dëmshpërblimin, me arsyetimin se në Japoni ka shkuar të marrë dije e jo dëmshpërblim.

Nga ky gjest i tij, japonezët janë befasuar dhe e kanë caktuar menjëherë në pozitën e udhëheqësit të ushtarëve pjesëmarrës nga mbarë bota.