Presidenti Ilir Meta ka shprehur trishtim për ndarjen nga jeta të kolonelit Agim Sulaj, duke e konsideruar atë një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen e shumë brezave ushtarakësh.
“Trishtues lajmi për ndarjen nga jeta të Kolonel Prof.As. Agim Sulaj, një prej pedagogëve më të vlerësuar për përgatitjen me profesionalizëm të shumë brezave ushtarakësh.
Forcat e Armatosura dhe bota akademike shqiptare humbën një nga intelektualët më të spikatur. Ngushëllimet më të sinqerta familjes, të afërme, kolegëve dhe nxënësve të tij!”, shkruan Meta.
Kolonel Agim Sulaj, pedagogu i Akademisë së Forcave të Armatosura humbi sot betejën me COVID-19./mv.abcnews.al