Kolonel Çlirim Toçi thotë se gjëja e parë që Rusia duhet të bëjë pas sulmeve në territorin e saj, është mbrojtja dhe monitorimi i kufirit me Ukrainën.
Në emisionin “Lufta dhe Paqja”, Toci u shpreh se Rusia nuk e ka bërë diçka të tillë, për arsye të mungesës së njerëzve dhe të pajisjeve.
“Gjëja e parë që Federata Ruse duhet të bëjë, të mbrojë dhe të monitorojë kufirin, të cilën nuk e bën për arsye të mungesës së njerëzve dhe të pajisjeve. E dyta, duhet të ketë një koordinim më të sinkronizuar të komandave, që ndodhen në Ukrainë dhe territorin e Federatës Ruse.
Ky sinkornizim nuk mungon, është një nga elementët më të dobët, që ka ndodhur që nga fillimi i liftës që në shkurt të vitit të kaluar. E treta, burimet njerëore, për momentin janë të konsumuara. Një nga vendet, është Bakhmuti ku janë konsumuar burimet njerëzore, municione, këto Rusia për momentin nuk i ka”, theksoi ai./abcnews.al

