Një gol i Nikac në minutën e 11-të i dha triumfin sot Gjilanit, teksa edhe në këtë ndeshje porta e Enea Koliçit u mbajt e pastër. Me këtë rezultat, ish-portieri i Skënderbeut ka arritur të thyejë një rekord në Superligën e Kosovës.
Ai ka mbajtur portën e pastër në plot 692 minuta. Goli i fundit i pësuar nga Gjilani me Koliçin në portë është më 5 tetor në ndeshjen ndaj Arbërisë (3-1).
Këtë rekord deri më tani e mbante Faton Maloku i Dritës me 560 minuta pa pësuar gol. Më parë e ka mbajtur edhe Visar Bekaj, i cili nën ngjyrat e Prishtinës ruante portën e pastër për 492 minuta.
Kjo arritje tashmë i përket ish-gardianit të Skënderbeut e Flamurtarit, që tregon aftësitë e tij të mëdha, pa i hequr meritat mbrojtjes së Gjilanit, që është padyshim një nga më të mirat e IPKO Superligës së Kosovës. /abcnews.al