Kolgega në “Bardh a Zi”: Po diskutohet dërgimi i pakove me dron

schedule22:25 - 18 Maj, 2022

schedule 22:25 - 18 Maj, 2022

Drejtori i Postës Shqiptare, Shpat Kolgega tha në emisionin “Bardh a Zi” në Abc se po diskutohet dërgimi i pakove me dron.

Kolgega tha se droni do të shmang vonesat në dërgesa. Drejtori i Postës Shqiptare pohon se aktualisht janë testuat disa dronë.

Lexo edhe: Gjyq blerjeve online në “Bardh a Zi”, Prifti: Biznesi online ende në fazën e parë, më i mirë, më i lirë dhe më i shpejtë

“Duhet ti edukojmë njerëzit. Kur bëjnë porosi online duhet të vendosin emrin, mbiemrin, numrin e telefonit dhe adresën e saktë. Jemi në një fazë të avancuar.

Nëse dërgon një objekt në postën shqiptare në trekëndëshin Tiranë, Durrës, Elbasan, produkti të vjen menjëherë.

Po diskutohet dërgimi i pakove me dron. Droni është i komanduar dhe me sensorë. Sapo i kemi testuar. Droni shmang vonesat”, tha drejtori i Postës Shqiptare në Abc.