“Koleksionuesi i tingujve“/ Ermal Sela në ‘Pas Mesnatë’: Tingulli pjesë e jetës

schedule14:34 - 10 Prill, 2025

schedule 14:34 - 10 Prill, 2025

Ermal Sela, muzikant, koleksionist i mbi 900 veglave popullore muzikore, vjen në një rrëfim në Pas Mesnatë me Leontina Nikën.

“Muzika ka lindur me njeriun. Unë jam rritur me muzikën, është pjesë e jetës. Së pari kënaqim vetveten më pas edhe të tjerët. Kam krijuar mundësinë të krijon një koleksion jo thjesht për kënaqësi vetjake, pra për të qenë pronë e imja, por një koleksion që të jetë i prekshëm edhe për shikuesin.

Për cdo instrument që unë posedoj ka nga një minikoleksion. Mund të jenë mbi 90 ekzemplarë lahutash, të gjitha janë të bëra me dorë. Deri diku të ngjashme, por jo të njëjta me njëra tjetrën dhe me vjetërsi mbi 80 vjecare, të gjitha. Cdo instrument, është interesant është i përjetueshëm.

Ndikon edhe ambjenti, vendi, mënyra e këndimit është një moment që artisti shkrihet me instrumentin, bëhet një dhe më pas kjo përcillet edhe te publiku” thotë ai, ndërsa kujton se këtë rrugëtim e ka nisur me lahutë dhe kitarë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!