Koleksion me kostumet popullore/ Kostumografja korçare realizon veshje të të gjitha trevave

schedule20:28 - 14 Shtator, 2024

schedule 20:28 - 14 Shtator, 2024

Lirika Pojani, kostumografja e asamblit “Skenderbeu” të Korçës ka finalizuar ëndërrën e saj për të pasur një galeri të vetën, kushtuar tërësisht kostumeve popullore, jo vetëm të zonës së Korçës, por të gjithë trojeve shqiptare, madje dhe më gjerë.

Stilistja Pojani, gjatë një interviste për ABC News, tregon se kontaktet e para me etnogafinë i ka pasur nga një përvojë me Asamblin e valleve “Skënderbeu”.

Një ftesë për të përgatitur kostumet e grupit të valleve në një eveniment kombëtar, siç është Festivali Folklorik i Gjirokastrës, ka qenë shkëndija e parë e këtij pasioni.

Kjo eksperiencë shërbeu për një studim të thellë për të studiuar të gjithë elementët etno të këtyre kostumeve dhe në zona të tjera të vendit, Lirika Pojani zhvilloi disa evente kulturore.

Duke krijuar  koleksionin fillestar të veshjeve, Lirika çeli dhe një ekspozitë, që ishte dhe sipari i hapjes së një galerie kushtuar tërësisht etnografisë. Aty gjenden veshje të një pjese më të madhe të krahinave shqiptare, duke filluar që nga xhubleta e deri tek veshjet festive të grave dhe burrave të zonave të ndryshme të vendit

Interesi për të bërë pjesë të koleksionit të veshjeve edhe me veshje etno ka qenë i madh por sfida e Lirika Pojanit, në profesionin e stilistes, është që elementë të këtyre veshjeve t’i bëjë pjesë e koleksionit të përditshmërisë, duke i futur si elementë dekoradivë në koleksionin e saj./abcnews.al