Kolegët: Edvin Prifti, shefi i fundit që largohet nga QSUT, meritat e tij të shkruhen në pllaka ari

schedule13:05 - 15 Shkurt, 2021

schedule 13:05 - 15 Shkurt, 2021

Kolegët e mjekut Edvin Prifti i arrestuar pak ditë më parë kanë reaguar ndaj asaj që ka ndodhur. Përmes një letre të bërë publike nga doktor Maksim Basho ata vlerësojnë kontributin e Priftit duke theksuar se është shefi i fundit i larguar nga QSUT.

Mjekët vlerësojnë punën dhe kontributin e mjekut Prifti gjatë gjithë këtyre viteve në pavionin e tij dhe për mjekësinë shqiptare. Ai shprehet se Prifti, është shefi i fundit që largohet nga QSUT.

“Është i fundit që kyç zyrën në pavionin e kardiokirurgjisë për të vazhduar operacionet e tij pranë spitaleve private tashmë. Sa herë të ftonim për kafe, përgjigjen e dinim“ kam operacione më presin te privati “, por prapë insistonim, sepse edhe ne kolegët e tu edhe profesorët e tu , 1 minutë më shumë në shoqërinë tënde , është një dije e re për ne . Ajo çfarë më së miri e etiketon Dr. Edvinin , është fjala REVOLUCIONAR . Meritat e Edvin Priftit në specialitetin e tij , meritojnë të shkruhen mbi pllaka ari”, shkruajnë ndër të tjera ata.

Letra e plotë: 

Sa më pak dinë , aq më shumë dyshojnë ! Ua servirën lajmin dhe cfarë të shikosh ?! Profesionistët  e facebook-ut , provuan të “shëronin” edhe një herë zemrat e tyre të vogla duke bërë atë që dinë më mirë, të rrisin sedrën dhe krenarinë e tyre se kush do e japi “goditjen”më të fortë kësaj radhe . Ahh sa pak dinë miku im …ose më saktë nuk dinë asgjë .

Nuk e dinë që Dr. Edvin Prifti , është shefi i fundit që largohet nga QSUT . Është i fundit që kyç zyrën në pavionin e kardiokirurgjisë për të vazhduar operacionet e tij pranë spitaleve private tashmë. Sa herë të ftonim per kafe, përgjigjjen e dinim“ kam operacione më presin te privati “ , por prap insistonim, sepse edhe ne kolegët e tu edhe profesorët e tu , 1 minutë më shumë në shoqërinë tënde , është një dije e re për ne . Ajo cfarë më së miri e etiketon Dr. Edvinin , është fjala REVOLUCIONAR . Meritat e Edvin Priftit në specialitetin e tij , meritojnë të shkruhen mbi pllaka ari . Ju nuk e dini apo  jo ? Doktori hajdut, po po doktori që u dengledis me këtë epitet ËSHTË I PARI NË HISTORINË E KARDIOKIRURGJISË, I CILI ME BUXHETIN E VETËM TË OFRUAR NGA SHTETI, AI PO ME KËTË BUXHET KA DYFISHUAR MADJE DHE TREFISHUAR NDËRHYRJET KARDIOKIRURGJIKALE. Kjo në dobinë e shtetit dhe të pacientëve të tij. Revolucionin që nuk e kanë bërë as burrat e shtetit , e ka bërë Edvin Prifti.  Që do të thotë:  ASNJË SHQIPTAR NUK KA SHKUAR MË JASHTË SHTETIT PËR SA KOHË ZEMRA E TYRE ISHTE NË BESIM TË DUARVE TË TIJ TË ARTA. Ai ju ka kursyer shumë popull i dashur. Ajo cfarë kurrë nuk ka kursyer është koha e tij për të dhuruar jetë të dytë.

Por ky popull që të duartrokiste deri dje për arritjet e tua profesionale dhe guximin e palëkundur që shfaqe së fundmi,thjesht sa paska shkundur dy pëllëmbët me njëra tjetrën. Kjo ështe hipokrizia nga e cila ne bluzat e bardha fatkeqësisht nuk jemi vlerësuar ashtu sic e mendonim dikur, kokëulur mbi faqet dhe rreshtat pa mbarim të cilave u jepnim fund me shpresën se një ditë do shpërbleheshim për misionin që kishim zgjedhur. Por sic duket , në një vend ku lopa, delja dhe gomari  trajtohen më me rëndësi sesa shëndeti vetjak, zor se mund të përmbushet. Por si mund të kënaqet egoja juaj nga një lajm i atill ? E si mund të jetë dikush keqadashës ndaj një mjeku? Si mund të kërkoni pranga për një mjek? Si mund të trajtohet mjeku më i aftë si kriminel i xhepave tuaja? A ka ndokush prej jush një përgjigje të moralshme për këtë që po ndodh?

Po të drejtohem ty o qytetar: “Mjeku ka detyrë ti shërbej deri në fund popullit të tij, gjithmonë në vijën e parë. Mjeku ka detyrë të jetë human dhe të mohoj edhe veten e familjen e tij për të shpëtuar jetë. POR MJEKU NUK ËSHTË SHËRBËTORI I ASKUJT NJERI I NDERUAR ! “

Unë besoj fort  në drejtësi dhe në cdo protokoll të organeve përkatëse, të cilat me seriozitet shpresoj të marrin vendimin e duhur përsa i përket kolegut tonë unik.

Por historia ka treguar që REVOLUCIONARËT GJITHMONË KANË TRIUMFUAR !

Me respekt,

Bluzat e bardha!!!

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!