Kolegji Zgjedhor vendos për rinumërimin e 18 kutive për Bashkinë e Kuçovës

schedule18:56 - 23 Qershor, 2023

schedule 18:56 - 23 Qershor, 2023

Kolegji Zgjedhor vendosi këtë të premte për rinumërimin e 18 kutive për Bashkinë e Kuçovës.

Në zgjedhjet e 14 majit, fitues në këtë bashki rezultoi kandidati i Partisë Socialiste, Kreshnik Hajdari, me 49.79% të votave.

Ndërkaq, koalicioni “Bashkë Fitojmë”, me kandidat Lefter Maliqin, siguroi 44.88% të votave.

Kandidati tjetër, Ilirjan Koxhaj nga Partia Demokratike, mori vetëm 5.33% të votave./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!