Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve

schedule11:03 - 8 Qershor, 2021

schedule 11:03 - 8 Qershor, 2021

Kolegji Zgjedhor rrëzon kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e shtatë gjyqtarëve. Sipas Kolegjit akuzat e PD janë të pabazuara.

Partia Demokratike kërkoi përjashtimin e 7 gjyqtarëve të Kolegjit Zgjedhor të cilët vendosën të rrëzojnë kërkesat e tyre për përsëritje të zgjedhjeve në 3 qarqe dhe sipas saj nuk garantojnë paanshmëri për 6 të tjerët.

PD theksoi se vazhdimi i ankimimeve me të njëjtën trupë zgjedhore, e cila është shprehur 3 herë me radhë kundër kërkesës së PD për transparencën e zgjedhjeve, është në shkelje të parimeve themelore të Gjykatës së Strasburgut për dhënien e drejtësisë. m.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!