Kolegji Zgjedhor reduktoi listën e PD, Kaso: Vendimi anti-ligjor, por do ta respektojmë

schedule15:13 - 29 Mars, 2021

schedule 15:13 - 29 Mars, 2021

Sekretari për Çështjet Zgjedhore në Partinë Demokratike, Ivi Kaso ka reaguar për vendimin e Kolegjit Zgjedhor që reduktoi listën e kandidatëve të PD.

Kolegji pranoi padinë e PS dhe me këtë vendim lista e koalicionit PD-AN reduktohet nga 222 emra në 153 njëlloj si kundërshtari i tyre.

Në një deklaratë, Kaso shprehet se vendimi është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet. Kaso thekson se pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën.

Lexo edheL Pranohet padia e PS-së, Kolegji Zgjedhor redukton listën e PD-së në 153 kandidatë

“Vendimi i sotëm i Kolegjit Zgjedhor për listën e deputetëve nuk është vendim që respekton ligjin elektoral. Ndalimi i opozitës për t’u përfaqësuar në zgjedhje me lista të plota është i ndikuar politikisht nga interesi politik i partisë në pushtet.

Jemi të keqardhur për këtë vendim që nuk i shërben ligjit dhe interesit publik, por ne besojmë se rezultati në fund të procesit zgjedhor do të tregojë se opozita është shumica politike në vend.

Pavarësisht se vendimi i Kolegjit nuk është në përputhje me ligjin, ne do ta respektojmë atë dhe do të vazhdojmë betejën tonë për fitoren e zgjedhjeve në 25 Prill, për t’u sjellë shqiptarëve ndryshmin që duan dhe meritojnë,” tha Kaso. g.v/abcnews.al

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!