Kolegji shqyrton kërkesën e PD, Logu: Akt unik në historinë e jurisprudencës botërore

schedule09:11 - 8 Qershor, 2021

schedule 09:11 - 8 Qershor, 2021

Kolegji Zgjedhor ka nisur mëngjesin e sotëm mbledhjen ku do të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e shtatë gjyqtarëve, nga tetë që janë në total.

Përfaqësuesi ligjor i PD, thotë se mbledhja ka nisur që në orën 08:30, ku gjyqtarët do të gjykojnë mbi një kërkesë për përjashtimin e vetes. Logu e konsideron këtë si një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore.

“Me urgjencë të paparë, sot në 08:30, Kolegji Zgjedhor ka vendosur të shqyrtojë kërkesën e Partisë Demokratike për përjashtimin e 7 gjyqtarëve (nga tetë) për shkak të cënimit të së drejtës për një gjykim të drejtë dhe të paanshëm. Shpresoj shumë që 7 gjyqtarët e Kolegjit nuk do t’i shkojnë deri në fund paligjshmërisë, duke gjykuar vetë mbi një kërkesë për përjashtimin e tyre (gjyqtarë të vetes). Ky do të ishte një akt unik në historinë e jurisprudencës botërore,” shkruan Logu.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!