Sondazh

15 vite nga vrasjet në Bulevard, mendoni do ketë drejtësi për 21 janarin?

Loading ... Loading ...
 

Kolaudimi në shtet, kontrolli një herë në dy vjet, çfarë thonë ekspertët

schedule19:09 - 2 Dhjetor, 2020

schedule 19:09 - 2 Dhjetor, 2020

Nga Maksi Rama

Që prej 1 janarit të 2021 kontrolli teknik i automjeteve do të kryhet nga shteti.

Pavarësisht se vlerësojnë kalimin në shtet të kolaudimit, ekspertët kundërshtojnë ndryshimin e afatit nga 6 muaj në 1 vit të kontrollit të mjeteve të transportit publik, taksive apo autoshkollave.



Mendoj që mjetet e shërbimit publik dhe ato të transportit mendoj se kalimi nga 6 muaj në një vit nuk ëhstë i domosdoshëm. Duhet të jetë 6 muaj siç ka qenë, për arsye për sigurinë e qytetarëve”, thotë eksperti rrugor Islam Qibini.

Pas akuzave të drejtuesve të automjeteve se shpenzonin shumë kohë në radhë e madje paguanin edhe ryshfet, ekspertët shprehen se ky ndryshim do të rrisë më tej cilësinë e shërbimit.

Kontrolli teknik do të jetë më i saktë, do ketë një kontroll më të rreptë. Dhe mendoj se ky kalim është i domosdoshëm”, thotë Qibini.

Kontrolli teknik i automjeteve është kryer prej 10 vitesh nga privati, ndërkohë nuk bie poshtë mundësia për kalimin e këtij shërbimi me koncesion PPP në të ardhmen. Në buxhetin e 2021 parashikohet një fond prej 200 mln dollarësh për mbikqyrjen e kontrollit teknik te mjeteve nga koncesionari. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!