Kolaudimi i kalon shtetit, në 31 dhjetor përfundon afati i kontratës së privatit

schedule17:15 - 1 Dhjetor, 2020

schedule 17:15 - 1 Dhjetor, 2020

Shërbimi për kolaudimin e makinave në Shqipëri nuk do të ofrohet më nga privati duke filluar nga data 1 janar e vitit të ardhshëm. Më datë 31 dhjetor përfundon kontrata e koncesionit 10 vjeçar për këtë shërbim me kompaninë SGS Albania.

Kjo bën që nga viti i ardhshëm shërbimi të ofrohet nga Drejtoria e Shërbimit dhe Transportit Rrugor. “ABC” ka siguruar vendimin e firmosur ministrja e Infrastrukturës dhe Energjisë, Belinda Balluku.

Në vendim kërkohet që kompania të dorëzojë mjediset dhe infrastrukturën. Urdhri ngarkon Drejtorinë e Shërbimit të Transportit Rrugor që të marrë në dorëzim asetet, që janë qendrat e kontrollit teknik./ db/Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!