Kolapsi në Rinas, Eurocontrol “skuq” Shqipërinë, “zonë e vdekur” ajrore

schedule10:58 - 8 Prill, 2021

schedule 10:58 - 8 Prill, 2021

Prej dy ditësh në vendin tonë nuk ka asnjë fluturim nga aeroporti i Rinasit. Kjo ka ardhur për shkak të bojkotimit të punës nga kontrollorët ajror të AlbControl në aeroportin Kombëtar “Nënë Tereza”.

Ndërkohë Eurocontrol, që merret me kontrollimin ajror në Europë, ka nxjerrë me shenjë të kuqe hapësirën ajrore në Shqipëri, duke nënkuptuar se mbi vendin tonë nuk ka asnjë fluturim.

Kujtojmë se të paktën 28 kontrollorë ajror, u shoqëruan gjatë orëve të fundit në Drejtorinë e Policisë në Tiranë për të dhënë shpjegime lidhur me bllokimin që ata kanë bërë. Së fundmi 25 prej tyre janë lënë të lirë, ndërsa tre drejtues vijojnë të mbahen. Prokuroria ndërkohë ka nisur një hetim për ta për “shpërdorim detyre”. E.L/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!