Semaforët kanë dalë jashtë funksionit në zonën e Ish-stacionit të trenit në Tiranë. Në videon e siguruar nga ABC, shihet se kryqëzimi në hyrje të Bulevardit të Ri është bllokuar totalisht.
Ndërkohë e bllokuar ka mbetur edhe një ambulancë e cila duket se është në emergjencë për shkak se ka ndezur sirenat. Edhe pse dy policë të qarkullimit rrugor janë në zonë, ende nuk është bërë e mundur hapja e rrugës. Ende nuk dihet se çfarë e ka shkaktuar prishjen e semaforëve./abcnews.al/