Kolaps nga tarifat, sa afër është recesioni?/ Nunaj: Rënia ekonomike lidhet me tkurrjen e konsumit, varet sesi do të reagojnë shtetet

schedule14:32 - 7 Prill, 2025

schedule 14:32 - 7 Prill, 2025

Efektet e tarifave Trump janë vënë re ditën e sotme në marë globin. Për eksperten e ekonomisë, Teuta Nunaj në bursa ka pasur një reagim negativ dhe është reagim i pritshëm. Sipas saj, rënia ekonomike ka të bëj me tkurrjen e konsumit dhe se lëvizjet e mundshme në këtë situatë nuk mund të bëhen në mënyrë të menjëhershme.

“Të gjitha bursat më të mëdha kanë pasur një reagim negativ. Bursat aziatike kanë pasur efekt negativ. Është reagim normal kur kemi ngjarje të tilla, bursa reagon dhe kjo do të thotë sesa peshë ka një vendimarrje politike në të gjithë efektin zinxhir. E bën edhe më të ndjeshëm efektin e një vendimarrje politike. Insitucionet kanë zvogëluar numrat për rritjen ekonomike. Kjo është një gjë që ndodh sepse sa herë kemi të bëjmë me një ngjarje të madhe matet efekti që jep në ekonomi.

E dyta themi që këto institucione, rënia ekonomike lidhet me tkurrjen e konsumit. Psh. produket që eksportohen nga vendet e BE drejt SHBA do të tkurren do të thotë që këto kompani ose do pranojnë të zvogëlojnë fitimin ose do të tkurrin produktin e tyre ose do gjejnë treg alternativ. Të gjitha lëvizjet nuk bëhen në mënyrë të menjëhershme. Gjithçka varet sesi do të reagojnë shtetet ndja tarifave.”

/ abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!