“Kokëkrisurit” e sporteve ekstreme/ Aktivitetet në Shqipëri, me biçikletë në Malin e Çikës

schedule09:27 - 17 Shkurt, 2025

schedule 09:27 - 17 Shkurt, 2025

Në një intervistë në “ABC Mëngjesit” në ABC News, Halil Berisha, menaxher i marketingut, foli për pasionin për sportet ekstreme.

Në çdo aventurë, ai tregoi se bëhen bashkë deri në 15 persona dhe nisin rrugëtimin e tyre për të ngjitur male me dëborë gjatë dimrit.

“Kur skijon jashtë pistave mund ta hasësh në terrene që nuk i njeh dhe ku saktësisht je duke shkuar. E mira e grupit tonë është se ne bëjmë sport në çdo sezon, bëjmë edhe çiklizmin malor, me biçikletë. Jemi një grup i përhershëm.  Është diçka që njerëzve u duket më shumë e rrezikshme, por kur e ndjek diçka çdo ditë, frika nuk është më e njëjtë. Por kur dalim jemi të përgatitur, për çdo rrezik”, tregoi ai.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!