“Kokëfortësia” e Gattusos dhe zgjedhja e Napolit, refuzoi plot 18 oferta

schedule14:19 - 12 Dhjetor, 2019

schedule 14:19 - 12 Dhjetor, 2019

Gennaro Gattuso ka nisur punën si trajneri i ri i Napolit dhe do të debutojë të shtunën kundër Parmës. Ekipi italian ia doli të kualifikohet në 16 skuadrat më të mirë në Champions League dhe tani do tentojë rikthimin te fitorja në Serie A, aty ku nuk siguron tre pikët prej 7 javësh.

Ish-trajneri i Milanit zëvendësoi Carlo Ancelottin në stol dhe firmosi një kontratë deri në fund të sezonit me opsionin e rinovimit për një tjetër vit, nëse arrin të kualifikojë Napolin në Champions League.

La Repubblica zbulon një detaj interesant. Gattuso ka marrë shumë oferta që nga vera, moment kur mori fund aventura e tij me Milanin. Plot 18 oferta ka refuzuar trajneri kalabrez, mes tyre Valencian, Genoan, Sampdorian, Olympiacos dhe një klub kinez. Ndryshe ka ndodhur me Napolin, ekip të cilin ai është gati ta rikthejë në formë dhe te rezultatet pozitive. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!