Kokëdhima: Ligji në Shqipëri s’ka vlerë reale, Qeveria vetëm premtoi

schedule22:49 - 16 Janar, 2020

schedule 22:49 - 16 Janar, 2020

Koço Kokëdhima, presidenti i klubit të futbollit Apolonia, është i ftuar në emisionin Pressing në ABC Neës. Fjalën e tij, Kokëdhima e nisi me premtimin e Qeverisë për paketën e sportit, e cila është ende në një kaos total.

“Jemi të gjithë dëshmitarë, Qeveria premtoi vetë që të bënte hapa dhe të bënte si Qeveritë tjera të rajonit dhe në botë. Do bënte një paketë për zhvillimin e sportit. Bëri shumë premtime, por zero vendime.

Në letër, duket sikur Qeveria tha diçka, që do të dënojë me burg ata që shkelin fushën. Ligjet në Shqipëri nuk kanë vlerë reale dhe ka pasur prova që ata nene që këta bënë në kodin penal, duke shtuar dënimin për ato që shkelin fushat, nuk kanë vlerë reale./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!