Kokëdhima: Kontratat i bëj 4-5 vjeçare, nuk pengoj asnjë lojtar të shitet

schedule10:59 - 7 Korrik, 2020

schedule 10:59 - 7 Korrik, 2020

Pasi tregoi si funksion Apolonia dhe objektivat që ka për të ardhmen, presidenti Koço Kokëdhima, i ftuar në Pressing në ABC News, u ndalua te kontratat e futbollistëve. Edhe në këtë aspekt shumë të rëndësishëm për futbollin, Kokëdhima mendon ndryshe nga shumë presidentë të tjerë në Superiore.

“Një lojtar që ka një vit kontratë, nuk ka interes për ne. Kështu që ne nuk e ndihmojmë dot. Ai duhet të ketë 4-5 vite kontratë, pasi ne nuk pengojmë asnjë lojtar në momentin që i del fati. Nëse e kërkon një klub më i pasur se ne, e lëmë direkt të largohet. Bëjmë një kompromis, kaq % unë, kaq % ti. Ne nuk kemi asnjë përplasje me interesat e lojtarëve.

Një lojtar që vjen e thotë dua një vit kontratë, ai është i mbaruar nga trutë. Ai nuk ka respekt as për veten, as për klubin. Ai vjen këtu që të marrë ca lekë dhe të ikë. Ky nuk është biznes i mirë, as për lojtarin, as për klubin. Nuk përjashtohet mundësia që një klub si ne që kemi shumë të rinj, të marrim një ose dy lojtarë që ka bërë karrierë të shquar në futboll dhe që është model i mirë”, tha Kokëdhima./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!