Kokëdhima: Gjithçka propagandë, Qeveria s’jep asnjë qindarkë për sportin!

schedule23:15 - 16 Janar, 2020

schedule 23:15 - 16 Janar, 2020

Koço Kokëdhima, presidenti i Apolonisë, ka shëprthyer kundër Qeverisë. Në studion e Pressing, Kokëdhima është fokusuar vetëm te ligji për Paketën e Sportit.

“Kam shumë respekt për Nikon, s’kam asgjë personale me të, por më vjen keq me pozicion që përfaqëson. Qeveria ka braktisur totalisht gjithëkënd. Nuk paguan asnjë qindarkë për sportin. Edhe ata që paguajnë, paguajnë për politikat e Qeverisë. Dua të them, për shkak të shumë presidentëve të marrë që vazhdojnë të japin para për futbollin, sigurisht ka dhe disa Bashki që investojnë.

Kjo është propagandë, ky zë nuk i nevojshëm. Pse? Sepse kjo është një çështje politike. Ka apo jo një koncept qeveria? Duan t’i shpërlajnë trutë popullit me gënjeshtra. Ulim tatim-fitimin thonë me 5%, për një industri që është gjithmonë në humbje. Iku propozimi i parë. Pika e dytë, t’i bëjmë shpenzimet e njohura, nga 3%, në 5%.

Ndërkohë, nuk ka asnjë motiv asnjë kompani në Shqipëri që të investojë. Që të investojë 50 lekë, duhet t’i humbi këto para. Ajo që paguan këtu, nuk ka asnjë motiv. E treta është që e bëjmë periudhën e mbartjes së humbjes në 5 vjet. Por ti ke 0 lekë investime, kështu do të jetë edhe në të ardhmen. Pra, kjo është thjesht propagandë”./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!