Ish-deputeti socialist Koço Kokëdhima i ftuar në studion e “Log.” në Abc të gazetarit Endri Xhafo, ka theksuar se legalizimi i kanabisit mjekësor është i domosdoshëm.
Sipas tij bima e kanabisit nuk është një gjë e keqe, pasi ajo një bimë e bekuar nga Zoti.
Kokëdhima theksoi se kanabisi ka cilësi të jashtëzakonshme në shërimin e sëmundjeve.
“Argumenti për të cilin flasim nuk ka të bëjë me zhvillimin e ekonomisë kriminale. Kanabisi meriton pak vëmendje, nuk është bima e kanabisit kriminale, as një gjë e keqe. Kanabisi është një bimë e mrekullueshme e bekuar nga zoti që ka cilësi të jashtëzakonshme”, tha Kokëdhima.
/Abcnews.al/