Gjilani është një nga shumë komunat në Kosovë që pritet që të shkojë drejt balotazhit pasi sipas të gjitha gjasave në raundin e parë nuk do të ketë një fitues.
Deri në orën 23:55 të mbrëmjes së sotme janë numëruar 83,33% e votave nga të cilat Alban Hyseni nga Lëvizja Vetëvendosje udhëheq por një diferencë shumë të ngushtë, 44.13% përballë 44.02% të kandidatit të LDK-së Lutfi Haziri.
Abcnews.al do të raportojë LIVE rezultatin e numërimit për secilën kuti votimi në komunat e Kosovës. Faleminderit që qendroni me ne!