“Kokë më kokë”, 15-vjeçari humbi jetën pas një përplasjeje me biçikletë me mikun e tij

schedule11:08 - 21 Shtator, 2022

schedule 11:08 - 21 Shtator, 2022

GREQI – Detaje të reja kanë dalë për aksidentin tragjik të ndodhur pasditen e së martës në Kandila të Arkadisë , me një viktimë 15-vjeçare.

Sipas informacioneve të reja, 15-vjeçari ka pësuar një dëmtim vdekjeprurës në kokë kur biçikleta me të cilën lëvizte është përplasur për një arsye ende të panjohur, në kilometrin 39.7 të autostradës Tripoli-Levidius-Nemea , me një tjetër biçikletë, drejtuar nga një 13-vjeçar.

Policia raporton se biçikleta e drejtuar nga 15-vjeçari, që shkonte nga Nemea në Levidi , është përplasur me një biçikletë tjetër e, të drejtuar nga 13-vjeçari. Si pasojë e aksidentit 15-vjeçari u plagos.

Më pas i riu u dërgua në spitalin e Tripolit , ku me gjithë përpjekjet e mjekëve, pak kohë më vonë nuk mundi të mbijetojë.

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!