Në një intervistë në “ABC e Mëngjesit” në ABC News, braziliania Indiara Zenari ka rrëfyer dashurinë e saj për Shqipërinë dhe pasionin që ka për muzikën shqiptare.
Në këtë intervistë, ajo rrëfeu se ka lindur në Brazil, ndërsa në moshën 10 vjeçare u birësua nga një familje italiane.
“Babain nuk e kam njohur kurrë, ndërsa nënën ma kanë vrarë. Në Itali kam kaluar një fëmijëri të bukur”, ka treguar ajo për ABC e Mëngjesit.
Gjithashtu u shpreh se dashuria për Shqipërinë ka lindur nga miqtë e saj, por edhe nga këngët.
“Dashuria për Shqipërinë ka lindur nga miqtë, nga këngët dhe nga mënyra juaj se si prezantoheni dhe se si jeni si njerëz. Disa nga këngët i kuptoj. Unë ka filluar të xhiroj video për të kaluar kohën. Por unë kam shumë miq shqiptarë, kam qenë edhe e me shqiptar dhe kjo e ka forcuar edhe më shumë marrëdhënien, ndonëse lidhja nuk ka qenë afatgjatë. Me Shqipërinë jam njohur përpara se të dashurohesha me shqiptarin. Kënga ‘valle kosovare’ kur e dëgjoj më vjen të kërcej dhe unë harroj gjithçka.
/abcnews.al/