Kokainë nga Amerika Latine, “Los Blancos” arreston edhe 3 shqiptarë të kartelit “Bello”

schedule18:44 - 14 Maj, 2021

schedule 18:44 - 14 Maj, 2021

Policia në Itali ka arrestuar tre shqiptarë dhe një shtetas italian, si pjesë e grupit të strukturuar kriminal që vepronte për llogari të kartelit shqiptar të drogës “Kompania Bello”.

Ky i fundit u shpërbë shtatorin e shkuar gjatë operacionit “Los Blancos”.

Lexo edhe: Mediat italiane, bujë operacionit “Los Blancos” ndaj shqiptarëve: Kapen miliona euro dhe tonelata me kokainë

Tre shqiptarët, të cilët janë të moshës nga 32 deri në 47-vjeç, u arrestuan gjatë një operacioni që u zhvillua mes dhe zonës së Emilia Romagna-s, pasi u kapën me 15 kg lëndë narkotike të llojit  marijuanë, raportojnë mediat në vend.

Nga hetimet u zbulua se grupi e merrte kokainën nga Holanda kurse marijuanën nga Shqipëria dhe më pas e trafikonin në Itali. Për rastin në fjalë, policia ka shpallur në kërkim edhe dy persona të tjerë në kërkim .

Karteli “Kompania Bello” u shpërbë pas një hetimi 5-vjeçar nisur më 2015, pjesë e të cilit është edhe Eldi Dizdari që u arrestua në Dubai ndërsa mbante emrin e rremë Denis Matoshi. sb/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!