Kokainë në mes të Athinës, pranga shqiptarit 33 vjeçar dhe bashkëpuntorit të tij

schedule07:49 - 30 Tetor, 2020

schedule 07:49 - 30 Tetor, 2020

Policia greke ka vënë në një shqiptar dhe një grek të cilët janë kapur me 4.5 kg kokainë.

Mediat greke bëjnë me dije se në kuadër të operacionit antidrogë të zhvilluar në Athinë është bërë i mundur ndalimi i një 33 vjeçari shqiptar shofer taksie, brenda mjetit të të cilit u gjet një pjesë e lëndës narkotike e ndarë në 3 qese të vogla, si dhe një 34-vjeçar grek, në banesën e të cilit u gjet pjesa tjetër.

Sipas informacioneve greku i arrestuar është një ish-punonjës i Teatrit Kombëtar në Greqi.

Ndër të tjera mediat bëjnë me dije se droga e sekuestruar pritej që të shitej në Athinë për 60-70 euro grami.

Ndërkohë sasia e sekuestruar e drogës është 4 kg e 410 gram kokainë, 1 kg e 455 gram MDMA, 675 euro, 2 peshore, 5 celularë, 1 taksi./abcnews.al

 

 

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!