Sondazh

Në SPAK nis epoka Braho:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kokainë, kanabis, lekë dhe armë, informacioni zyrtar: Si e drejtonte rrjetin polici i RENEA-s

schedule22:43 - 20 Gusht, 2021

schedule 22:43 - 20 Gusht, 2021

Shërbimi për Çështjet e Brendshme dhe Ankesave në Ministrinë e Brendshme ka dhënë informacionin e parë zyrtar në lidhje me operacionin e organizuar mbrëmjen e sotme ku u godit një grup shpërndarësish të lëndëve narkotike që drejtohej nga një efektiv i RENEA-s.

Në kushtet e flagrancës, SHÇBA thotë se u shoqëruan pesë persona;
Real Luli 27 vjeç, punonjës policie pranë repartit special RENEA
Jurgen Luli 30 vjeç
Gertjan Harapi 26 vjeç
Gevi Spahia 27 vjeç
Ergi Sala 26 vjeç

Aktualisht po vazhdojnë kontrollet e banesave të personave të implikuar. Grupi, i cili dyshohet se drejtohej nga punonjësi i forcave speciale sipas njoftimit vepronte kryesisht në zonat; ish-Parku i Autobusëve, Kombinat, “Misto Mame”, Yzberisht dhe Qyteti i Nxënësve.

Janë sekuestruar lëndë narkotike të dyshuara si kokainë dhe kanabis, para dhe armë. Operacioni për goditjen e rrjetit të shpërndarjes së kokainës në qytetin e Tiranës është në vijim e sipër./ Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!