Kokainë, gati për shitje në makinë, arrestohet shqiptari në Itali

schedule11:17 - 14 Tetor, 2020

schedule 11:17 - 14 Tetor, 2020

Policia italiane ka vënë në pranga një shqiptar i cili është kapur me gjysmë kilogrami kokainë në shtëpi.

Ndër të tjera mediat italiane bëjnë me dije se 30 vjeçari shqiptar iu gjetën të fshehura në makinë edhe 14 doza të tjera, gati për tu shitur.

Operacioni për arrestimin e shqiptarit u zhvillua në Breshia, pas disa ditësh ndjekje dhe vëzhgimi nga policia. Ndërkohë më 2 tetor një agjent e përgjoi atë dhe e pa duke u dhënë çanta tre personave dhe në këmbim mori para.

Pas arrestimit gjatë kontrollit në banesë, policia i gjeti edhe 10 mijë euro, dy peshore për peshimin e drogës dhe dy celularë. Në njërin prej telefonave, policia thotë se brenda 4 orëve mbërritën 80 thirrje nga klientë të ndryshëm.e.su./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!