Kokainë dhe mijëra euro në makinë, kapet i riu shqiptar (Video)

schedule19:36 - 12 Qershor, 2019

schedule 19:36 - 12 Qershor, 2019

Një i ri shqiptar ka rënë në pranga në Modena të Italisë pasi u kap gjatë një operacioni antidrogë nga policia. Ai quhet Redjan Plaka dhe është 25 vjeç. I riu jetonte në provincën e Forli-t.

Sipas asaj që shkruajnë mediat italiane, ai u arrestua sëbashku me një maroken mëngjesin e së martës. Agjentët kishin vënë nën monitorim banesën e Haddi Mounir pasi dyshonin se aty kryhej shpërndaje e drogës.

Aty vunë re një makinë që shkoi në banesë. Pasi Mounir bisedoi diçka me shoferin mori dy pako. Në këtë moment ndërhynë edhe forcat e rendit të cilët fillimisht ndaluan makinën, që drejtohej nga 25-vjeçari Plaka.

Pas kësaj mësynë edhe në apartamentin e Mounir. Ky i fundit në momentin e arrestimit kishte një kilogramë kokainë nga një nga pakot që i kishte marrë nga shqiptari. Gjatë kontrollit të mëtejshëm në banesë u gjetën edhe dy kilogramë hashash.

Ndërkohë në makinën e Redjan Plakës u gjet edhe një kilogram tjetër kokainë. Ai e kishte fshehur drogën në një ndarje në kruskot së bashku me 40 mijë euro. Sipas mediave italiane nëse kokaina do të dilte në treg do të sillte fitime prej 400 mijë eurosh, ndërsa 10 mijë euro do të fitoheshin prej sasisë së hashashit./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!