Kokainë dhe armë në Divjakë: Arrestohen 4 persona, mes tyre një polic

schedule10:23 - 24 Prill, 2020

schedule 10:23 - 24 Prill, 2020

Policia në Fier kanë vënë në pranga katër qytetar, njëri prej tyre punonjës policie, pasi janë kapur në flagrancë me 34 gr. kokainë.

Lënda narkotike është gjetur në lokalin 53-vjeçarit L. B dhe është sekuestruar bashkë me tre armë gjahu. Policia njofton se në pranga janë vënë A.Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë, L. B., 53 vjeç, banues në Divjakë, H. M., 46 vjeç, banues në Tiranë; I. V., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës policie).

Operacioni u zhvillua ne hyrje te qytetit të Divjakës, në lokalin e shtetasit L. B, u kapën në kushtet e flagrancës kater shtetasit, me një sasi prej 34 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga kontrollet e banesave të tyre dhe më konkretisht në banesën e shtetasit A. Sh, në Divjakë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu pa leje, 2 pajisje për prodhimin e fishekëve, si dhe një sasi baruti për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.

Njoftimi:

Fier

Finalizohet me sukses operacioni policor “Divjaka”.

Operacioni, nga strukturat e narkotikëve pranë DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë e Lushnjes.

Sekuestrohen lëndë narkotike dhe 3 armë gjahu.

Vihen në pranga 4 shtetas, njëri prej tyre punonjës policie.

Seksioni për Hetimin e Trafikut të Paligjshëm dhe Narkotikëve në DVP Fier, në bashkëpunim me Prokurorinë Pranë Gjykatë së Shkallës së Parë Lushnjë, pas informacioneve të marra në rrugë operative dhe me kryerjen e veprimeve të shpejta procedurale, nëpërmjet përdorimit të metodave speciale të hetimit, kanë bërë të mundur finalizimin e operacionit policor “Divjaka”, në përfundim të të cilit u arrestuan në flagrancë shtetasit:

A.Sh., 43 vjeç, banues në Divjakë, L. B., 53 vjeç, banues në Divjakë, H. M., 46 vjeç, banues në Tiranë; I. V., 38 vjeç, banues në Tiranë (me detyrë punonjës policie)

Gjatë operacionit, në hyrje të qytetit të Divjakës, në lokalin e shtetasit L. B, u kapën në kushtet e flagrancës, me një sasi prej 34 gr. lëndë narkotike të dyshuar kokainë, e cila u sekuestrua në cilësinë e provës materiale.

Gjithashtu, nga kontrollet e banesave të tyre dhe më konkretisht në banesën e shtetasit A. Sh, në Divjakë, janë gjetur dhe sekuestruar në cilësinë e provës materiale 3 armë gjahu pa leje, 2 pajisje për prodhimin e fishekëve, si dhe një sasi baruti për prodhimin e fishekëve të gjuetisë.

Materialet procedurale i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Lushnjë, në ngarkim të shtetasit A. Sh., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Prodhim dhe mbajtja pa leje të armëve të gjuetisë dhe sportive”, në ngarkim të shtetasit L. B., për veprat penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve” dhe “Përshtatja e lokalit për përdorim droge” dhe në ngarkim të shtetasve H. M. dhe I. V., për veprën penale “Prodhimi dhe shitja e narkotikëve”.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!