Kokainë dhe armë në lokal, arrestohet 35-vjeçari në Berat

schedule10:45 - 8 Dhjetor, 2020

schedule 10:45 - 8 Dhjetor, 2020

Policia e Beratit ka arrestuar një 35-vjeçar, pasi u kap me lëndë narkotike dhe armë. Uniformat blu njoftojnë se në pranga ka rënë K.K., 36 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Sipas policisë nga informacionet e marra në rrugë operative ushtruan kontroll në lokalin e shtetasit K.K., ku gjetën dhe sekuestruan 0.25 gramë lëndë narkotike kokainë, një armë sporive pistoletë.

Njoftimi i plotë:

Goditet një tjetër rast i shpërndarjes së drogave të forta në doza të vogla.

Bie në pranga 1 shtetas që posedonte lëndën narkotike.

Sekuestrohet lëndë narkotike kokainë dhe një armë sportive pa leje.

Në vijim të punës për goditjen e veprimtarisë kriminale në fushën e narkotikëve, si dhe kontrolleve të shtuara për rritjen e parametrave të sigurisë, shërbimet e Policisë Berat, nga informacionet e marra në rrugë operative ushtruan kontroll në lokalin e shtetasit K.K., ku gjetën dhe sekuestruan 0.25 gramë lëndë narkotike kokainë, një armë sporive pistoletë.

Në vijim të veprimeve, nga specialistët e Seksionit për Hetimin e Narkotikëve në DVP Berat u arrestua në flagrancë shtetasi:

-K.K., 36 vjeç, banues në fshatin Drenovicë, Berat.

Materialet i kaluan Prokurorisë pranë Gjykatës së Shkallës së Parë Berat, për veprime të mëtejshme procedurale.

g.v/abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!