Kokaina në banane, lirohet nga burgu babai i Arbër Çekajt

schedule15:12 - 15 Tetor, 2021

schedule 15:12 - 15 Tetor, 2021

Gjykata e Posaçme e Apelit ka liruar nga qelia Selim Çekajn, të arrestuar për trafikimin e 49 kg kokainë.

Për 72-vjeçarin gjykata ndryshoi masën e sigurisë nga “arrest me burg” në “arrest shtëpiak”. SPAK kërkoi lirimin e Çekajt me arsyetimin se nuk paraqet rrezikshmëri dhe për shkak të  gjendjes së tij jo të mirë shëndetësore.

Selim Çekaj është babi i Arbën Çekaj, i cili është i dënuar me 14 vite burg pasi para 3 vitesh u kap me 613 kokainë në magazinat e kompanisë së tij të bananeve ‘Arbri Garden’ në Maminas  po brenda një kontejneri.

Në të njëjtën skemë u kap edhe Selim Çekaj, ku në kontejnerin ku ai priste bananet e porositura me firmën e tij EcoalMax nga Ekuadori policia zbuloi të fshehur 49 kg kokainë./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!