Kokaina në banane, babai i Arbër Çekajt kërkon lirinë

schedule15:28 - 6 Gusht, 2021

schedule 15:28 - 6 Gusht, 2021

Prokuroria e Posaçme SPAK ka regjistruar çështjen e Selim Çekaj, i cili u arrestua pas sekuestrimit të 49 kg kokainë në kontejnerin me banane që ai kishte porositur. Dosja i kaloj SPAK, pas moskompetencës që shpalli Prokuroria e Durrësit.

Tashmë, pas kalimit të dosjes në SPAK, Selim Çekaj apeloi masën e vendosur më herët, atë të arrestit në burg, duke kërkuar që të hetohet me një tjetër masë më të butë sigurie.

Çeka pretendon se nuk ka lidhje me ngarkesën e drogës, ndërsa si argument për t’u liruar nga burgu, ai përdori problemet shëndetësore, si dhe të kujdeset për bashkëshorten e tij

Kjo për shkak se edhe i biri, Arbër Çekaj ndodhet në qeli dhe i dënuar me 14 vite, pas gjetjes së 613 kg kokainë po në kontejnerët me banane. Kërkesa e Selim Çekajt për t’u liruar nga qelia ishte parashikuar të mbahej këtë të premte, por trupa gjykuese vendosi që vendimi për të, të merret të shtunën në orën 11./Abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!