Në operacionin e organizuar nga autoritetet italiane dhe ato shqiptare, ku u arrestuan 37 persona, mes tyre 27 shqiptarë dhe u sekuestruan 3,5 tonë në vlerën e 40 milionë eurove, është kapur edhe koka e këtij grupi kriminal.
Ai është Robert Myftari, 47 vjec nga qyteti i Vlorës.
LEXO edhe: Operacioni anti-drogë Shqipëri-Itali, zbulohet “koka” e grupit kriminal nga Vlora
Myftari, ishte në kërkim që prej nëntorit të vitit 2015, pasi tentoi të trafikonte 808 kg kanabis drejt Italisë.
47-vjeçari, më 10 nëntor të 2015 në vendin e quajtur “Cekodhima”, është përpjekur të trafikojë drejt Italisë 808 kilogramë hashash.
Ndërhyrja në kohë e policisë shmangu atë kohë trafikun e sasisë së konsiderueshme të drogës.
Policia sekuestroi gomonen së bashku me lëndën narkotike ndërsa Myftari u arrestua me pas.
Asokohe mësohet se arrestimi i Robert Myftarit u bë në banesën e tij në lagjen “1 Maji” Vlorë./abcnews.al