Sondazh

Protestat e Sali Berishës:

Shiko rezultatet

Loading ... Loading ...
 

Kok fiton derbin holandez/ Olimpiada, skiatorja “tulipane” mundi bukuroshen Leerdam

schedule12:36 - 16 Shkurt, 2026

schedule 12:36 - 16 Shkurt, 2026

E mori revanshin e saj dhe atë që i takon. Femke Kok mund të mos ketë bukurinë e rivales dhe patriotes së saj, Juta Lerdam, apo një histori dashurie për të pushtuar rrjetin, veçse është padyshim një kampione e madhe olimpike.

Ajo la pas humbjen e pësuar nga Lerdam në 500 metra vrapim me patina në akull, dhe triumfoi në 1000 metra. Medalja e artë u shoqërua me rekordin olimpik, i cili rezistoi deri në fund, sepse Kok e theu rekordin olimpik edhe para pak ditësh, por pastaj e humbi atë dhe titullin nga Lerdam.

Koha e saj ishte 36”49, holandezja tjetër ndaloi kronometrin në 37”15 dhe japonezja e fortë Takagi Miho mori bronzin. Lerdam pati në tribunë sërish të dashurin e saj, jutjuberin Xhek Pol, si dhe familjen, por u detyrua të kënaqej me argjendin.



Ishte I njëjti podium si në 1000 metra, me rokadë në dy vendet e para. Kok fitoi Kupën e Botës në 500 metra në 2021 dhe po ashtu fitoi dy tituj këtë vit, në 500 e 1000 metra.

Në moshën 25-vjeçare është sportistja më e shquar e Holandës në rrëshqitjet në akull, dhe njëra ngë më të mirat në botë./abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!