Koja rendit arsyet pse duhet legalizuar kanabisi mjekësor

schedule22:39 - 11 Prill, 2022

schedule 22:39 - 11 Prill, 2022

Ish-ministri i Shëndetësisë Gjergji Koja,  në një lidhje me emisionin “Log.” në Abc renditi arsyet se përse duhet legalizuar kanabisi mjekësor.

Koja tha se kanabisi mjekësor përdoret për kurkmin e disa sëmundjeve siç është kanceri apo AIDS.

Ai tha se para legalizimit duhet një kuadër i plotë ligjor.

Pjesë nga diskutimi:

Koja: Kanabis mjekësor përdoret për problematikën më të madhe mjekësore të shekullit për kancerit. Përdoret se ul në mënyrë drastike të vjellat që shkakton kimioterapia, përdoret për mjekimin e AIDS-it. Kanibisi mjekësor përdoret në disa vende në Europë dhe në SHBA për të vrarë qelizat kanceroze. Përdoret se pakëson të vjellat gjatë kimios. Përdoret që më 96-n për mjekimin e AIDS-it.

Xhafo: Si ish-ministër i Shëndetësisë çfarë duhet ta shoqërojë nga ana teknike legalizimin?

Koja: Po në bazë të produktit të THC-së. Benefitet mjekësore të kanabisit mjekësor, do të bënim autogol nëse nuk do të përcaktonim një kuadër ligjor. Duhen përcaktuar qartë rregullat e lojës. Së dyti duhet përcaktuar në mënyrë strikte se cilat janë diagnozat. Së treti se kush do të jenë specialistët që kanë të drejtë të japin recetën për këtë. Cilat do të jenë entet farmaceutike ku do të tregohet ky lloj kanabisi.

Xhafo: Një nga argumentat është që ne nuk kemi industri farmaceutike për përpunimin e kanabisit?

Koja: Ajo që unë pop them është se duhet të përcaktojmë rregulla të qarta loje.

/Abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!