Kohë të veshtira për gazetarine tradicionale: Mbyllet muzeu i medias ne Washington

schedule15:01 - 2 Janar, 2020

schedule 15:01 - 2 Janar, 2020

Një nga muzetë më unikë në Uashington DC, i quajtur Newseum, u mbyll në prag të Vitit të Ri. Për 12 vjet ai ka shërbyer si një mjedis ndërveprimi, kushtuar gazetarisë si dhe inkurajimit të mesazhit që përcjell Amendamenti i Parë i Kushtetutës Amerikane.

Pjesë të murit të Berlinit dhe kullave binjake pas rrëzimit më 11 shtator të vitit 2001, makina e shpartalluar nga plumbat e një ekipi televiziv që punonte në ish-Jugosllavi, faqet e para të gazetave nga e gjithë bota, kanë qenë simboli i shtypit të lirë dhe Amendametit të Parë të Kushtetutës Amerikane për më shumë se një dekadë të ekspozuara në godinën e Newseum-it që ndodhet në zemër të kryeqytetit amerikan, Uashington DC.

Sonya Gavankar, drejtoreshë për Marrëdhëniet me Publikun, Newseum, tha se mbi dhjetë milionë vetë e kanë vizituar Newseum-in gjatë gjithë periudhës kohore që ka qenë i hapur në Uashington DC dhe gjysma e vizitorëve kanë qenë nxënës shkollash.

Gavankar vuri nw dukje se ata ndërvepronin me gjëra të tilla si muri i Berlinit, mësonin mbi Luftën e Ftohtë dhe shihnin galerinë mbi 11 shtatorin, raporti Zëri i Amerikës. Pasi qëndroi i hapur për më shumë se 12 vjet, muzeu falimentoi. Ndërtesa që e strehoi atë gjatë gjithë kësaj periudhe i është shitur universitetin Johns Hopkins për 372.5 milionë dollarë. Mbyllja e Newseum-t vjen në një kohë të vështirë për gazetarinë tradicionale. Rreth 2 mijë gazeta amerikane janë mbyllur gjatë 15 viteve të fundit. Sipas sondazhe të Gallup-it më pak se gjysma e popullsisë amerikane i besojnë medias, një rënie e madhe nga më shumë se 70 për qind që llogaritej në vitet 1970. Drejtuesit e Newseum-it shpresojnë ta vazhdojnë misionin me theksin tek profesioni i gazetarisë e të paturit të një shtypi të lirë, në një forum në internet./abcnews.al