Koha të nisësh stërvitjen, hapen regjistrimet për Maratonën e Tiranës. Veliaj: Gara më unike në qytet që i bashkon të gjithë

schedule21:49 - 9 Korrik, 2023

schedule 21:49 - 9 Korrik, 2023

Maratona e Tiranës 2023 rikthehet më 22 tetor për të shtatin vit radhazi si eventi më i madh sportiv i kryeqytetit, me pjesëmarrjen e vrapuesve nga e gjithë bota.

Nëse nuk je regjistruar ende për t’u bërë pjesë e garës së madhe, regjistrohu tani? në këtë link www.tiranamarathon.com.

Maratona e Tiranës?‍♀️?‍♂️, gara më unike në qytet, që i bashkon të gjithë ❤️? ”, shkruan Veliaj.

Ky event organizohet me aprovimin e tre itinerarëve të miratuar nga Federata Botërore e Atletikës dhe me mbështetjen e Federatës Shqiptare të Atletikës, duke i dhënë seriozitetin e një aktiviteti Ndërkombëtar. Të gjithë ata që do të duan të sprovojnë veten dhe të garojnë, do të duhet të regjistrohen dhe do të pajisen me numra garues dhe regjistruesit e kohës Bib.

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!