Dani Ceballos është një nga objektivat e Milanit në merkato, por kuqezinjtë duhet të shohin për një tjetër mesfushor ofensiv.
24-vjeçari spanjoll nuk ka ndërmend të luajë një tjetër sezon në huazim pas dy viteve në Premier League me Arsenalin.
Lojtari i Real Madrid i ka idetë e qarta dhe i mbyll derën kuqezinjve italianë në prononcimin e dhënë për AS.
“Qëllimi im është të luaj me Real Madrid sezonin e ardhshëm. Ka ardhur koha të fitoj këtu. Nuk jam penduar kurrë që firmosa me Realin.
Do të luftoj që të qëndroj tek ky ekip. Kam edhe dy vite kontratë dhe pas Lojërave Olimpike do të marrim vendimin për të ardhmen time“, deklaroi Caballos. /abcnews.al