Ballkani nuk ia doli të kualifikohej në turin e dytë të Champions League, pasi të besuarit e Ilir Dajës u eliminuan pas kohës shtesë nga skuadra e Zalgiris, me gol të shënuar në minutën e 97-të nga Oyewusi
Koha e rregullt mes dy ekipeve përfundoi me rrjeta të paprekura, me lojtarët që iu drejtuan kohës shtesë për të nxjerrë edhe fituesin e kësaj përballje që fatkeqësisht u eliminua Daja me djemtë e tij, pasi takimi i parë kishte përfunduar në “paqe”.
Pas eliminimit nga Champions League, aventura europiane për Ballkanin nuk përfundon këtu, pasi kampionët e Kosovës do të marrin pjesë tashmë në turin e dytë të Conference League.
Ballkani do të takohet me kampionin e San Marinos, La Fioritan.
/f.a/abcnews.al