Cristiano Ronaldo ka reaguar pas largimit nga Manchester United.
Sulmuesi i kombëtares portugeze dhe klubit kanë ndërprerë sot kontratën me marrëveshje të ndërsjellë të palëve.
“Pas negociatave me Man United, ne ramë dakord që ta ndërpresim kontratën para kohe.
Unë e dua Manchester United dhe i dua tifozët, kjo nuk do të ndryshojë kurrë. Në të njëjtën kohë, ndjej se ka ardhur koha që unë të kërkoj një sfidë të re.
I uroj skuadrës suksese në pjesën e dytë të sezonit dhe në të ardhmen”, citon Ronaldo për gazetarin e The Telegraph, Matt Lowe.
Më herët, Cristiano dha një intervistë në të cilën kritikoi drejtimin e Manchester United dhe trajnerin Eric ten Hag.
Ronaldo ka shënuar 3 gola dhe ka dhënë 2 asistime në 16 ndeshje për United këtë sezon. /G.D abcnews.al/