Koha për maska, dizanjuesja: Po i kërkojnë të personalizuara dhe me ngjyra të ndryshme

schedule09:14 - 16 Korrik, 2020

schedule 09:14 - 16 Korrik, 2020

Periudha e pandemisë ka në qendër edhe elementin e maskave, të cilat tashmë janë të detyruara për t’u përdorur.

E ftuar në ABC e Mëngjesit, dizanjuesja Bukuroshe Sinani ka deklaruar se kërkesat për maska të personalizuara janë rritur. Ajo ka shtuar se ngjyra që kërkohet më shumë është e zeza, madje ka edhe persona që e porosisin thjesht për ta pasur si kujtim.

“Nga momenti që u morë vendimi që maskat që do të jenë të detyrueshme, u shtuan kërkesat. Ngjyra e zezë preferohet më shumë, një person ndodh që kërkon 10 maska në afërsi të ngjyrave që veshjet. Ka edhe nga ata që porosisin për të gjithë familjen, që thonë më bëj një për fëmijët 1 ose 2 vjeç që ta kem kujtim nga koha që jetoj. Po bisedoja me një shoqen time dhe ajo po më thoshte se ka kaq shumë shitje lulesh, po më vjen çudi se prisnim që këtë periudhë mos të kishte shitje. Kështu ndodh edhe me maskat”, u shpreh Bukuroshja.

Ajo ka theksuar se ka persona që kanë edhe kërkesa të veçanta në llojin e materialit apo logon.

“Ka pas  edhe kërkesa të çuditshme, si e dua copën me fije për shembull. Ka biznese që kërkojnë maska për të gjithë stafin dhe i duan me logo”, shtoi dizanjuesja. /abcnews.al

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!