Koha për futboll dhe “Pressing”, e hëna e rikthen në ekranin e ABC News

schedule14:16 - 31 Maj, 2020

schedule 14:16 - 31 Maj, 2020

Rikthehet futbolli, rikthehet dhe “Pressing” në ABC News. Asgjë nuk ndryshon. Çdo të hënë dhe të enjte, si zakonisht, prej orës 22:30. Gerti Çarçani do t’i japë udhë emisionit që diskuton gjithçka mbi futbollin në vend dhe jo vetëm.

Temat janë të shumta, ndërkohë që të ftuarit janë nga emrat më të spikatur. Analiza të mirëfillta, opinione nga specialistë dhe protagonistë të futbollit. Sigurisht nuk mungojnë edhe informacionet e ndryshme të gazetarëve tanë dhe të të ftuarve.

Nesër “Pressing” rikthehet dhe do flitet gjatë. Shumë kohë pa futboll, ecejake për rinisjen, probleme financiare, çështje kontratash dhe pagash për t’u zgjidhur. Të ftuarit sigurisht nuk do i stepen asnjë teme. Koha për futboll, koha për “Pressing”. /abcnews.al

View this post on Instagram

A post shared by Pressing ABC News (@pressingtvshow) on