“Koha e zgjedhjeve të Shijakut ka mbaruar”, ku do të jetë Meta në 25 prill

schedule14:01 - 22 Prill, 2021

schedule 14:01 - 22 Prill, 2021

Zëdhënësi presidentit, Tedi Blushi bën thirrje për zgjedhjet të lira e të ndershme, ndërsa thekson se nesër do të jepen edhe porositë e fundit për qarkun e Durrësit.

Ndërsa ndalet tek ky qark, Blushi nëpërmjet një statusi në rrjetin social “Facebook” shkruan se koha e zgjedhjeve dhe standardeve të Shijakut ka përfunduar.

Ai gjithashtu thekson se Presidenti Meta ditën e zgjedhjeve do të jetë në Durrës gjatë votimit dhe gjatë numërimit do të jetë në Vlorë.

Statusi:

Porositë e fundit për Qarkun e Durrësit dhe Lefter Lefterin, alias Teri Sekserin, jepen nesër, po nga Durrësi.

Koha e zgjedhjeve të standardeve të Shijakut ka përfunduar!

Vota është e shenjtë dhe e paprekshme!

Durrësi është i Qytetarëve dhe i jo zuzarëve, siç i quante rilindasit dikur Teri Sekseri, në krahët e të cilëve sot ka gjetur veten denjësisht.

Presidenti i Republikës do të jetë të dielën në Durrës gjatë votimit dhe në Vlorë gjatë numërimit!

Asnjë votë e qytetarëve durrsakë nuk do të preket.

Edhe tre ditë dhe nis Llogaridhënia!

/abcnews.al/

Mos rri jashtë: bashkohu me ABC News. Ne jemi kudo!