Kreu i Kuvendit ka theksuar në nisje të seancës plenare nevojë për zbatimin e masave anti-covid, mes tyre edhe limitimi i kohës së diskutimit, pas kërkesës së deputetit Korab Lita.
Kjo tha Ruçi, bëhet për të dhënë shembull për qytetarët për zbatimin e rregullores, por edhe për të ruajtur jetën e parlamentarëve.
“Ne nuk kemi bërë ndonjë shpikje për këtë çështje dhe nëse krahasohemi me vendet e tjera, kemi kufizuar vetëm kohën e diskutimit. Hap pas hapi do të gjykojmë se kur është koha.
Kjo bëhet për të qenë ne të parët që zbatojmë rregullat, por edhe për të mbrojtur jetën e parlamentarëve. Këshilli i Ministrave ka depozituar projektligjin për përjashtim të afateve për përgatitje të dokumenteve në 2020″, tha Ruçi./abcnews.al

