Ish kryetarja e forumit të gruas në PD Elbasan, Rudina Alla thotë se koha e Sali Berishës si kryetar partie ka mbaruar.
Në emisionin “Newsroom” në ABC News, Alla u shpreh se në PD ka plot të rinj që mund ta sjellin partinë drejt fitores.
Sipas saj, Berisha nuk duhet të ketë frikë dhe ta lërë garën e lirë për kreun e PD.
“Më duket sikur PD do me dëshirën e vet të rrijë në opozitë. Nëse do ishte reale, do e linte garën e lirë. Përse ka frikë. Lëre garën e lirë. Kur humbet dy palë zgjedhje të njëpasnjëshme, duhet të japësh dorëheqjen. Koha e tij ka mbaruar. Vendin duhet t’ia japim të rinjve. Ka shumë të rinj në PD, që mund ta shpien partinë në fitore. Në selinë e PD Elbasan, nuk sheh një anëtar të futet. Organizimi ka qenë shumë i dobët. Nëse nuk hyn frymë e re, PD do kthehet në shoqatë. Berisha, që kur bëri zgjedhjen e kandidatëve për deputetë, veproi sipas mënyrës së tij”, theksoi ajo./abcnews.al


