Koeman i zhgënjyer me “tulipanët”: Treguam mangësi të mëdha në të gjitha aspektet e lojës

schedule16:32 - 25 Mars, 2023

schedule 16:32 - 25 Mars, 2023

Hollanda nuk mund ta niste më keq fazën kualifikuese të Kampionatit evropian të futbollit, Euro 2024, teksa u “shpëfytyrua” me rezultatin e thellë 4 me 0, nga “gjelat” francezë në mitikun “Stade de France”.

I zhgënjyer pamasë në “debutimin” e tij të dytë me Kombëtaren e “tulipanëve”, për mediat pas ndeshjes, tekniku Ronald Koeman nuk u tregua aspak “tolerant” me të tijët, teksa nuk munguan as kritikat.

“Ne treguam shumë pak në këtë lojë. Nuk e prisja një rezultat të tillë. Nuk është kjo skuadra që kisha në mendje për të luajtur në këtë takim, por ju i dini rrethanat.

Nuk dua të justifikoj këtë paraqitje të dobët. Duhet të ishim shumë më agresivë dhe të kishim bërë më pak gabime. Nuk kishte asgjë pozitive. Ne treguam mangësi të mëdha në të gjitha aspektet e lojës”,- tha në fjalën e tij, tekniku Koeman. /i.m /abcnews.al